minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Ndoqi klientët me thikë në dorë, shpallet në kërkim pronari i lokalit në Sarandë - Struga.info


Ndoqi klientët me thikë në dorë, shpallet në kërkim pronari i lokalit në Sarandë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndoqi klientët me thikë në dorë, shpallet në kërkim pronari i lokalit në Sarandë

Policia e Sarandes shpalli ne kerkim pronarin e nje restoranti.

Nga pamjet qe qarkulluan ne rrjetet sociale shtetasi me iniciale A.Ç., kercenoi me ane te nje thike klientet e tij.

 

Reagim i Komisariati të Policisë Sarandë

Advertisement

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqej nje shtetas i cili kishte kanosur me mjet prerës, disa klientë, në një lokal, në qytetin e Sarandës, ju informojmë se:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, për ngjarjen e ndodhur, janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Ç., 48 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas, dyshohet se në ambientet e subjektit të tij, në lagjen nr.1, Sarandë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë), disa klientë. Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy