Dorëzohet progres-raporti/ Balluku: Nuk tërhiqemi nga amnistia fiskale dhe “pasaportat e arta”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dorëzohet progres-raporti/ Balluku: Nuk tërhiqemi nga amnistia fiskale dhe “pasaportat e arta”

Arritjet dhe vërejtjet e dala nga progres-raporti i Komisionit Evropian iu dorëzuan zyrtarisht qeverisë.

 

Në mungesë të kryeministrit Edi Rama që ndodhet jashtë vendit, atë e mori zëvendësja e tij, Belinda Balluku.

 

Advertisement

Kritikën e Bashkimit Evropian se miratimi i amnistisë fiskale kundër këshillave të  BE-së dhe MoneyVal mund të rrezikojë luftën e Shqipërisë kundër pastrimit të parave, numri dy i qeverisë e quajti hipotetike.

 

Belinda Balluku tha se qeveria nuk do të tërhiqet dhe se është në shqyrtim të shqetësimeve të ngritura nga Komisioni Evropian.

 

Advertisement

BELINDA BALLUKU

ZV/KRYEMINISTRE E SHQIPERISE

Është një vlerësim hipotetik. Fakti qe në po bëjmë një konsultim publik, fakti që në konsultohemi me parnerët tanë, për të bërë një proces sa më të mirë i cili nuk do të binte ndesh me kërkesat e komisionit por sigurisht nuk do të binte ndesh as me nevojën dhe dëshirën e shqiptarëve.

 

Advertisement

Për përfaqësuesen e Bashkimit Evropian në vendin tonë, Christiane Hohmann rreziku i pastrimit të parave nga aktivitetet kriminale është i drejtpërdrejt dhe jo një hamendësim.

 

CHRISTIANE HOHMANN

AMBASADORE E BE NE TIRANE

Advertisement

 

Më lejoni të citoj atë që thotë raporti. Miratimi i një amnistie tatimore penale kundër këshillave të BE dhe MoneyVal mund të vërë në rrezik këtë fushë dhe atë të pastrimit të parave.

 

Edhe në kritikën e Komisionit Evropian për pasaportat e arta, zëvendëskryeministrja sheh një hamendësim, për aq kohë sa është ende një projektligj në diskutim me gjithë faktorët ndërkombëtarë.

Advertisement

 

CHRISTIANE HOHMANN

AMBASADORE E BE NE TIRANE

 

Advertisement

Bashkimi Evropian respekton sovranitetit e cilido shtet për të vendosur për skemat e nënshtetësisë, por duke pasur parasysh realitetin dhe luftën në Ukrainë, do të vinte në pah disa rreziqe. E dini që në mars KE u rekomandoi shteteve anëtare që t’i jepte fund skemave të këtij lloji, javën e shkuar një shtet anëtarë i padit në gjykatën e drejtësisë së BE për shkelje të kësaj dispozite dhe secili shtet do të duhet të marrë vendimin.

 

BELINDA BALLUKU

ZV/KRYEMINISTRE E SHQIPERISE

Advertisement

 

Është sërish një vlerësim hipotetik. Skema për dhënien e shtetësisë për investuesit nuk është finalizuar deri më sot. Edhe në këtë rast ne do t’i lexojmë të gjitha gjetjet e tyre dhe padyshim do të vazhdojmë konsultat me partnerët tanë evropianë për të adresuar ato që duhen adresuar.

 

Përveç kritikave për amnistinë fiskale e pasaportat e arta dhe vendosmërisë së qeverisë për t’i çuar para ato, në gjetjet e tij, Komisioni Evropian vëren një nivel të ulët të pandëshkueshmëris së zyrtarëve të lartë të akuzuar për korrupsion dhe hapa pas në lirinë e medias.

Advertisement

 

 

DOREZOHET PROGRES-RAPORTI

 

Advertisement

BALLUKU: NUK TERHIQEMI NGA AMNISTIA FISKALE DHE “PASAPORTAT E ARTA”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy