Dragoi kinez në Ballkan, miliarda dollarë hua për vendet e rajonit!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dragoi kinez në Ballkan, miliarda dollarë hua për vendet e rajonit!

Emisioni Ballkan–Linda Karadaku

Kina ka huazuar më shumë se 6.7 miliardë dollarë në Ballkanin Perëndimor për projekte infrastrukture që nga viti 2010, nën kujdesin e Kornizës së Bashkëpunimit 16 + 1 dhe Nismës së Korridoreve dhe Rrugëve (BRI). Deri më tani, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë marrë të gjitha hua nga Kina.

Sipas IISS, Shqipëria ka negociuar hua por asnjëra nuk është finalizuar. Pas krizës financiare të vitit 2008, Kina ka fituar një shkallë të ndikimit mbi infrastrukturën detare të Evropës Jug-Lindore duke marrë kontrollin e portit grek të Pireut.

Përpjekjet kineze për të marrë kontrollin e porteve në rajon dhe për të krijuar zona industriale ngjitur me to datojnë që nga fundi i viteve 2000. Pekini ka vazhduar përpjekjet e tij për të forcuar pozicionin e tij përgjatë bregdetit Adriatik, si përmes projekteve dypalëshe ashtu edhe përmes iniciativës 17 + 1.

Advertisement

Në përputhje me këtë, një konsorcium kinez ofertoi në vitin 2020 për të ndërtuar një terminal të ri në portin kroat të Rijekës. Vite më parë, firma kineze Luxury Real Estate Company fitoi një pjesë në portin kroat të Zarës. Kina aktualisht po ndërton linja hekurudhore që kalojnë përmes Kroacisë, vendeve të tjera në Adriatik dhe shteteve të Evropës Qendrore. Kjo iniciativë ka të ngjarë të përshpejtohet ndërsa marrëdhëniet midis Zagrebit dhe Pekinit përmirësohen në vitet e ardhshme.

Këto projekte portuale janë gjithashtu të lidhura me investimet e tjera të Kinës në infrastrukturë në Ballkanin Perëndimor, të tilla si ato në hekurudhat dhe rrugët në Maqedoninë e Veriut dhe në zonat industriale në të gjithë rajonin. Disa kompani kineze tashmë po blejnë tokë pranë rrjetit hekurudhor në pritje të investimeve në të ardhmen.

Kina ka shprehur interes për qytetin e Tivarit në pritje të ndërtimit të autostradës Tivar- Boljare. Nëse qeveritë në Ballkanin Perëndimor nuk janë në gjendje të paguajnë huatë kineze për projekte të tilla, ato mund të detyrohen që me kontratë, të transferojnë pronësinë e porteve të ndryshme dhe pasurive të tokës në Pekin. Kjo do t’i siguronte Kinës një farë fuqie reale në rajon.

Për shembull, Kina mund të mbështesë bashkëpunimin e saj me Malin e Zi në portin e Tivarit duke përfituar nga vështirësitë financiare në rritje të pronarëve të objektit, të cilat mund t’i bëjnë ata që të dorëzohen. Kompanitë kineze madje kanë konsideruar ofertat për projektet e infrastrukturës në Kosovë, përkundër shanseve shumë të ulëta të këtyre ofertave për sukses. Projektet kineze për autostradë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe interesi i saj i hershëm në ndërtimin e hekurudhave, janë një tregues tjetër i shtrirjes së ambicieve të infrastrukturës kineze në rajon. Në 15 vitet e kaluara, Kina dha rreth 95 milion USD hua për projektet e infrastrukturës.

Advertisement

Që nga viti 2010, Serbia ka punuar për të paktën 11 projekte infrastrukture për të cilat ka rënë dakord paraprakisht për financimin me Kinën dhe më pas ka dhënë kontrata për kompanitë kineze – me një vlerë totale prej rreth 4.5 miliardë dollarë.

Maqedonia e Veriut gjithashtu paraprakisht dakordoi financimin kinez dhe më pas kontraktoi firmën kineze Sinohydro për të ndërtuar autostradat Kërçovë-Ohër dhe Miladinovci-Shtip, projekte që përfundimisht kushtojnë rreth 1,1 miliard dollarë amerikanë. Nga pesë projektet më të mëdha në rajon, katër iu janë dhënë kompanive kineze. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, kompanitë kineze kanë fituar tenderë dhe vetëm më pas qeveria ka filluar negociatat për financimin kinez.

Por ndryshe është vepruar në Maqedoninë e Veriut, ku qeveria e kryeministrit Zoran Zaev përjashtoi çdo mundësi për një proces tenderues preferencial për Kinën, duke paralajmëruar kompanitë kineze se do të duhej të konkurronin në procedurat e hapura të tenderit. Ndërkohë, Bosnjë- Herzegovina po shkon drejt qasjes preferenciale për Kinën qoftë në Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës apo në Republikën Srpska, duke diskutuar një sërë projektesh të energjisë dhe infrastrukturës së transportit me bankat dhe kompanitë kineze jashtë procedurave të duhura të prokurimit.

Sigurisht që investimet kineze në Ballkan vijnë me një varg problemesh. Shembulli më i ri është ai në Mal të Zi. Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç kërkoi ndihmë nga BE-ja për t’ia kthyer kredinë Kinës, por mori si përgjigje refuzimin. Pjesa e autostradës në Mal të Zi, që është duke u ndërtuar me kredinë nga Kina, pritet të lidhë Podgoricën me Kolashinin.

Advertisement

Kompania kineze CRBC po ndërton pjesën e parë të autostradës dhe banka kineze EXIM, i ka dhënë një hua Malit të Zi në vlerë prej 809 milionë dollarësh, pagesa e së cilës duhet të fillojë nga shteti malazez në mes të këtij viti.

Në 31 mars, ministri i Financave Milojko Spajiç konfirmoi se qeveria po negocionte një hua shtesë me bankën EXIM, në shumën prej 127 milionë eurosh.

Sipas të dhënave të organizatave ndërkombëtare, Kina kishte investuar në Malin e Zi në vitin 2020, 71.2 milionë eurosh, ndërkohë që nga viti 2010, totali i investimeve ishte 78 milionë euro. Edhe ndërtimi i urës mbi gadishullin Pelashac, në bregdetin e Kroacisë, po bëhet nga kinezët, porn ë ndryshim nga Mali I Zi, ky është një investim I BE-së dhe 85 për qind e vlerës, financohet nga paratë e Bashkimit Evropian.

Vetë Bashkimi Evropian, në fund të vitit 2020 kishte arritur një marrëveshje për investime me Kinën, e cila u kritikua nga shtetet e BE-së sepse dyshohet se nuk përfshin edhe respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve në Kinë.

Advertisement

Ndërkohë në nëntor të vitit të kaluar, Serbia njoftoi se planifikonte të merrte hua me një vlerë të përgjithshme prej 3.3 miliardë dollarë apo 2.7 miliardë euro nga bankat kineze në vitin 2021Qeveria synonte të merrte një kredi prej 680 milion eurosh për ndërtimin e seksionit Bubanj Potok – Pancevo dhe 510 milion euro hua për ndërtimin e autostradës Beograd-Zrenjanin-Novi Sad.

Një hua prej 440 milion eurosh do të merret për ndërtimin e termocentralit 350 MË Kolubara B (TC), 272 milion euro për një projekt të trajtimit të ujërave të ndotura në Beograd, 135 milion euro për ndërtimin e rrugës Iverak-Lajkovac , si dhe 60 milion euro për ndërtimin e një impianti për trajtimin e ujërave të ndotura në Batajnicë.

Qeveria gjithashtu planifikon të marrë hua 610 milion dollarë nga bankat kineze për ndërtimin e rrugës së Korridorit Fruskogorski dhe 60 milion dollarë për pjesën e autostradës Beograd-Surcin. Borxhi i Serbisë ndaj Kinës u rrit nga 118 milion Euro në fund të 2011 në 1,1 miliard Euro në fund të vitit 2020, shto këtu edhe marrëveshjet e huave me vlerë 14 miliard Euro.

Një rritje masive e borxhit të Serbisë ndaj Kinës është për shkak të faktit se gjatë nëntë viteve të fundit të gjitha projektet e mëdha të infrastrukturës në Serbi janë financuar nga huatë e marra nga Kina dhe të gjitha kontratat u janë dhënë kompanive kineze pa tenderë publik. Nëse të gjitha projektet e planifikuara do të përfundonin, borxhi i Serbisë ndaj Kinës do të rritej në 15 miliardë Euro.

Advertisement

Serbia regjistroi një deficit tregtar me Kinën të vlerësuar në 2,55 miliardë Euro, pothuajse gjysma e deficitit tregtar të përgjithshëm prej 5,9 miliardë Euro. Ndërkohë, borxhi i Serbisë ndaj Kinës vazhdon të rritet dhe përbën rreth 4% të PBB-së, ndërsa borxhi i përgjithshëm kombëtar përbën rreth 7% të PBB-së.

Por dragoi kinez vazhdon gjithsesi shtrirjen në rajon. Ndër projektet më të mëdha kineze në rajon është hekurudha Beograd-Budapest, e financuar në masën 85 përqind (2.5 miliard dollarë) nga China Export-Import Bank, dhe e ndërtuar nga China Railëay and Construction Corporation e angazhuar për ndërtimin e saj.

Në vitin 2016, HBIS Group në pronësi të shtetit të Kinës mori përsipër fabrikën e çelikut të Smederevo për 55 milion dollarë. Serbia e sheh Kinën si një nga shtyllat kryesore të politikës së saj të jashtme. Serbia nënshkroi me Kinën edhe një marrëveshje prej 3 miliardë dollarësh për blerje ekonomike dhe ushtarake. Beogradi po bëhet një qendër gjithnjë e më e rëndësishme për Rrugën digjitale kineze të Mëndafshit, pasi synon të bëhet një pikë qendrore për iniciativat që lidhen me kompaninë Huawei.

Në vitin 2017, Huawei nënshkroi një kontratë me Beogradin për të siguruar pajisje mbikëqyrëse “Qyteti i Sigurt” për qytetet serbe të përbërë nga 1000 kamera me definicion të lartë vetëm në Beograd dhe për të themeluar Huawei Innovation Center for Digital Transformation.

Advertisement

Në Mal të Zi, autostrada e re Tivar -Boljare që lidh Beogradin me qytetin port të Tivarit, financohet në masën 85 përqind të vlerësuar prej 1 miliard dollarë (tashmë e rritur në 1,1 miliard dollarë) nga Exim Bank e Kinës dhe që po ndërtohet nga Korporata Rrugore dhe Ura e Kinës ( CRBC).

Në Maqedoninë e Veriut, të dy autostradat nga Miladinoviç në Shtip dhe nga Kërçova në Ohër, që kushtojnë 580 milion dollarë, po ndërtohen nga kinezët e Sinohydro Corporation LTD. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, Pekini ka financuar kompaninë kombëtare të energjisë elektrike Elekropriveda me një hua prej 700 milion dollarësh nga Exim Bank i Kinës për të përfunduar termocentralin në Tuzla, ku tre kompani kineze do të jenë zbatuesit.

Në Shqipëri, investimet më të rëndësishme kineze përfshijnë Aeroportin Kombëtar të Tiranës të blerë nga China Everbright Group, një firmë financiare e mbështetur nga shteti, por edhe rafineria më e rëndësishme e prodhuesit të naftës në vend (që zë 95 për qind të naftës bruto të Shqipërisë), e blerë për 442 milion dollarë nga Geo-Jade Petrolium Corp të Kinës.(ABC News)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy