“Drejtësi për shqiptarët”, protestë në Maqedoninë e Veriut për rastin “Monstra”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Drejtësi për shqiptarët”, protestë në Maqedoninë e Veriut për rastin “Monstra”

Familjarët e të dënuarve për rastin “Monstra” në Maqedoninë e Veriut dhe shqiptarët që u janë përgjigjur thirrjes së tyre, kanë nisur protestën në kërkim të drejtësisë për këtë rast.

Ata besojnë se pesë shqiptarët e dënuar, 3 prej tyre me burg të përjetshëm, janë të pafajshëm dhe i gjithë procesi ka qenë i montuar politikisht.

Korrespondenti  i Euronews Albania, Benjamin Arifi, raporton nga Shkupi se protesta e shqiptarëve vijon paqësisht pasi nuk ka plane nga forcat e policisë për të ndaluar tubimin, siç ndodhi pak ditë më parë.

Me thirrjet “Duam drejtësi” dhe pankarta ku shkruhej “Stop standardeve të dyfishta”, protestuesit vendimet për dënimin e shqiptarëve i cilësojnë si procese të montuara politikisht. Rasti “Monstra” i referohet vrasjes së pesëfishtë në rrethinën e Shkupit gjatë vitit 2012.

Advertisement

Të enjten e 12 prillit 2012, Filip Slavkovski, Aleksandar Naqevski, Cvetanço Acevski dhe Kire Triçkovski nga Radishani si dhe Borçe Stevkovski nga Cresheva, u gjetën të vrarë me armë zjarri pranë liqenit të Hekuranës në Shkup.

Policia në Maqedoninë e Veriut në maj të atij viti ndërmori një aksion në Shkup, duke vënë në pranga dhjetëra shqiptarë.

Ministrja e Punëve të Brendshme në atë kohë, Gordana Jankollovska deklaroi në media se përgjegjësit e vrasjes së pesëfishtë ishin kapur, ndërsa theksoi se ata ishin të lidhur me ideologjinë fundamentaliste islame.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy