Drejtori i energjisë flet me shifra/ Sa është numri i abonentëve që shpenzojnë më shumë se 800 kWh në muaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Drejtori i energjisë flet me shifra/ Sa është numri i abonentëve që shpenzojnë më shumë se 800 kWh në muaj

Çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet për konsumatorët që harrxhojnë deri në 800 kilovat. Kështu është shprehur Enea Karakaçi drejtor i energjisë në Ministrinë e Energjitikës.

Këtë deklaratë ai e bëri nga studio e lajmeve të Vizion Plus me gazetaren Pranvera Borakaj, ku theksoi se qytetarët shqiptarë nuk janë prekur nga rritja galopante në bursë pasi janë mbuluar nga buxheti i shtetit, kosto e importit dhe nga buxheti i shoqërisë.

Advertisement

“Çmimi i energjisë elektrike në bursë ka arritur në nivele të paimagjinueshme. Unë mund t’iu jap një shifër, deri në datën 30 gusht, çmimi i energjisë në bursë ka qenë 1048 euro për megavat. Në të tilla kushte, pavarësisht kësaj rritje galopante, pavarësisht nevojës së lartë për import, çmimi i energjisë ka mbetur i pandryshuar, pasi është mbuluar nga buxheti i shtetit, kosto e importit dhe nga buxheti i shoqërisë. Nga përllogaritjet tona, një aktivitet i zakonshëm shtëpiak për një familje nuk i tejkalon 800 megavat”, tha Enea Karakaçi.

Ai shtoi më tej se rritja e çmimit do të llogaritet nga 801 vat e sipër, pasi abonentët që do të konsumojnë deri në 800 megavat nuk do të preken.

Advertisement

Enea Karakaçi theksoi se në total janë vetëm 4% e abonentëve që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat, të cilët janë identifikuar nga OSHEE.

“Janë rreth 4% e abonentëve që zë fasha 800 kilovat/orë dhe për ta konkretizuar është 40 mijë abonentë nga 1 milion e 200 mijë abonentë familjarë. Për këta 40 mijë abonentë që konsumojnë më shumë se 800 kilovat shoqëria OSHEE i ka identifikuar dhe do tregoj kujdes të jashtëzakonshëm”, tha Enea Karakaçi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy