Drogë në dogana/ Britania na dhuron pajisje që kapin substanca të rrezikshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Forcat Kufitare të Britanisë së Madhe dhurojnë për Policinë e Shtetit, 3 pajisje për detektimin e lëndëve narkotike dhe të substancave të tjera të rrezikshme.
Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është zhvilluar ceremonia e dhurimit të këtyre pajisjeve, që janë ndër më cilësoret.
Të pranishëm në ceremoni ishin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracion Eduart Merkaj, drejtues të tjerë të lartë në Policinë e Shtetit, Drejtori i Forcave Kufitare Ndërkufitare Ndërkombëtare z. Nick Fowler, Drejtori Rajonal për Forcat Kufitare Ndërkombëtare zj. Jane Woolley, Menaxheri Rajonal për Ballkanin Perëndimor i Forcave Kufitare Britanike i atashuar në Tiranë z. Richard Lloyd, Eksperti i Lartë i Forcave Kufitare Britanike Ndërkombëtare i atashuar në Tiranë z. Jonathan Bardsley dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit
Drejtori i Përgjithshëm Veliu ka falënderuar përfaqësuesit e Forcave Kufitare të Britanisë së Madhe, për dhurimin e pajisjeve që do të shërbejnë për kryerjen e kontrolleve shtesë në zonat ku operon Policia Kufitare.
Ai ka theksuar se përdorimi i tyre do të sjellë rritjen e sigurisë dhe identifikimin e saktë të dograve e substancave të tjera kimike që zbulohen në pikat e kalimit kufitar. Gjithashtu, Veliu ka vlerësuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Britanisë së Madhe, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar.
Drejtori i Forcave Kufitare Ndërkufitare Ndërkombëtare z. Nick Fowler ka theksuar se dhurimi i këtyre pajisjeve është një tregues i bashkëpunimit të mirë mes dy vendeve dhe se këto pajisje që nuk kanë qenë ndonjëherë më parë në përdorim nga Policia Kufitare do t’i shërbejnë modernizimit të bazës logjistike të shërbimeve të Policisë Kufitare për zbulimin dhe identifikimin e lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope, gjatë kontrolleve rutinë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy