
Kreu i SPAK, Altin Dumani po raporton në Komisionin e Ligjeve për veprimtarinë e SPAK gjatë vitit 2023.
Dumani ngriti edhe disa shqetësime, ndër to edhe mungesa e referimeve nga institucionet publike, ndërsa u ndal edhe në mandatin e prokurorëve të SPAK.
“Të nderuar deputetë, ne kemi paraqitur disa shqetësime që shpresojmë të gjejnë zgjidhje, mungesa e përcaktuar qartë në kuadrin ligjor në lidhje me ekzistencën e prokurorëve pas përfundimi të mandatit, mungesa e këshilltarëve ligjorë, adresimi i ngarkesës të shtuar ndaj drejtuesit të SPAK mbi çështjet e prapambetura të rivlerësimit të magjistratëve pas marrjes së kompetencës të komisionerit publik, mungesa e referimet nga institucionet publike, numri i procedimeve të mbartura”, tha Dumani. /vizionplus.tv