Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Dumani: U rrit lufta ndaj krimit të organizuar, denoncimet për institucionet kanë rënë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Dumani: U rrit lufta ndaj krimit të organizuar, denoncimet për institucionet kanë rënë

Sot është mbledhur Këshilli Kombëtar i Integrimit, ku institucionet e drejtësisë po raportojnë për punën e tyre gjatë vitit që lamë pas.

Kreu i SPAK Altin Dumani ka thënë se institucioni që ai drejton ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë vitit 2023, teksa shton se është rritur numri i çështjeve penale që kanë si objekt hetimi, krimin e organizuar.

SPAK rol të rëndësishëm për nxjerrjen e listës gri për 2023. Rritet numri dhe sofistikimi i hetimit dhe sekuestrimit të parave. U rrit në mënyrë cilësore dhe lufta ndaj krimit të organizuar. Kishim kontakte dhe bashkëpunim të mirë edhe me homologët rajonalë.

SPAK në 20243 rriti numrin e cështjeve penale që kanë objekt hetimin e subjekteve të profilit të lartë ose të mesëm”, tha ai.

Advertisement

Teksa bëri një krahasi me vitin 2022, Dumani tha se në vitin 2023 ka pasur rreth 40% më pak denoncime për institucionet shtetërore, ndërsa në synimin e tyre është të shtohen hetuesit e BKH-së.

“Shqetësim përbën për SPAK dosjet e mbartura dhe ngarkesa e madhe. Do përgatitet një strategji e veçantë për këtë aspekt.

Hetimet paraprake marrin shumë kohë, këshilltarët ligjorë do të lehtësonte punën e prokurorëve të posaçëm. Problematikë tjetër është adresimi i ngarkesë së shtuar. Shpresojmë të gjejë zgjidhje.

Problematikë tjetër që kemi adresuar është rënia e referimeve nga institucionet publike. Edhe nga raporti i depozituar në Kuvend dhe KLP evidentohet rënie 40 përqind krahasuar me 2022, përjashtuar Policinë e Shtetit. Në institucionet e tjera ka rënie të kallëzimeve. Po mendojmë shtimin e hetuesve të BKH”, tha ai./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy