“Dumani vegël e Engjëll Agaçit”, Meta: Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë tutor i SPAK dhe çdo gjykate

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Dumani vegël e Engjëll Agaçit”, Meta: Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë tutor i SPAK dhe çdo gjykate

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mbrëmjen e sotme, i ftuar në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj ka vijuar sulmet e nisura disa ditë më para ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Pjesë e panelit të të ftuarve ishin gjithashtu analisti Mentor Kikia dhe kryeredaktori  i “Vizion Plus”, Roland Zili.

Zoti Meta tha se sistemi gjyqësor në Shqipëri nuk është i pavarur dhe hodhi akuza se në krye të çdo institucioni drejtësie është Engjëll Agaçi, sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë.

Ilir Meta: E vërteta është që në këtë vend gjykatat janë mbi gjithçka.

Advertisement

Roland Zili: Duhet të jenë!

Ilir Meta: Janë! Shefi i vërtetë, ose më saktë tutori i gjykatave, SPAK dhe çdo institucioni të drejtësisë është Engjëll Agaçi. Ai ka kontrolluar të gjithë procesin e vettingut dhe është shefi i vërtetë dhe njeriu më i paprekshëm. Sekretari i Përgjithshëm ka përgjegjësinë e parë ligjore. Ai është përgjegjësi kryesor për inceneratorët, PPP që po hetohen dhe çdo gjë tjetër.

Roland Zili: Po flisnim për raportin tuaj me SPAK dhe me zotin Dumani…

Ilir Meta: Nuk ka një SPAK të pavarur. Ky është bërë një zëdhënës politik, ka shkelur ligjin për SPAK. Ky flet në emër të të gjithëve, flet politikisht, kërcënon Arben Ahmetajn sepse thotë disa të vërteta që i dhembin këtij dhe Ramës. Ilir Meta ka qenë në SPAK dhe shkon kurdo që të thirret. Ai do më bëjë një pyetje unë do t’i bëj 10 pyetje. Nuk ekziston Dumani, është një vegël e Engjëll Agaçit. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy