“Jam i lodhur nga takimet me ndërkombëtarët”, Ilir Meta: Nuk i druhem arrestimit nga SPAK, Dumani s’di të thotë dy fjalë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Jam i lodhur nga takimet me ndërkombëtarët”, Ilir Meta: Nuk i druhem arrestimit nga SPAK, Dumani s’di të thotë dy fjalë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta pasditen e sotme është ndalur në Shkodër. Në një konferencë për gazetarët, Meta në prag të konventës së 27 prillit, tha se do të merren vendime të rëndësishme për ditën e ndryshimit, e cila sipas tij duhet të kishte ardhur prej kohësh, por nuk ka ndodhur për shkak të opozitës.

Meta: Programi ynë me 5 prioritete, me një organizim perfekt do të ndihmojë t’i japim dimension tjetër opozitarizmit në vend, Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë.

I pyetur nëse ka një përçarje mes tij dhe Kryemadhit për shkak të deklaratave kontradiktore, Meta nuk u përgjigj drejpërdrejt, por tha se Partia e Lirisë do të shpërthejë shumë shpejt.

Meta: Nuk ka ku zvogëlohet më shumë se çfarë u zvogëlua PL. Por Partia e Lirisë do të shpërthejë shumë shpejt. Statuti i PL do t’i japë hov këtij shpërthimi, takojmë çdo ditë njerëz që po na bashkohen. Sot kemi një kandidate të re, për zëvendës presidente, Mirjeta Asqeriu, përballë Erisa Xhixhos.

Advertisement

Ilir Meta deklaroi gjithashtu se është lodhur nga takimet me ndërkombëtarët,.

Meta: Jam aq i lumtur në lirinë time dhe në takimet e mia me Nënë Selvinë, me Ijën sot në Bubq, e plot njerëz ndaj të cilëve Ilir Meta ka detyrime. Ilir Meta është i lodhur nga takimet me ndërkombëtaret, Rama është i vonuar, të gjithë ndërkombëtaret e dinë që Engjëll Agaçi është tutori i Reformës në Drejtësi.

I pyetur nëse i druhet arrestimit, Meta është shprehur se nuk ka frikë nga një prokuror (Altin Dumani), “që i merret goja dhe që sipas tij merr urdhra nga qeveria”.

Meta: Nuk bëj presion ndaj askujt, unë them të vërtetën, aq më pak t’i druhem arrestimit nga një prokuror që i bindet Engjell Agaçit, për shkak të aferave. Një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetaj që të mbyllte gojën. Nuk i druhem një prokurori që i merret goja që s’di të thotë dy fjalë. Partia e Lirisë është në një rritje të papërmbajtëshme, “Ramaformën” do ta hedhim në Lanë./vizionplus.tv 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy