
44 qytetarë humbën jetën si pasojë e aksidentit tragjik në Bullgari. Burime brenda policisë kanë bërë të ditur për “Alsat” se në mesin e viktimave janë edhe dy efektivë policie.
Duke u bazuar në informacionet e siguruara nga familjarët, bëhet fjalë për Enis Ramanoski, zëvendëskomandant i policisë në Dibër dhe Sade Mustafoski polic në pikën kufitare “Bllat” më Republikën e Shqipërisë.
Këtë lajm të trishtë e kanë konfirmuar dhe vetë familjarët duke publikuar fotografi të viktimave në rrjetet sociale.
Informacioni është konfirmuar nga burime policore, por duhet pritur ekspertiza nga autoritetet bullgare për konfirmim zyrtar.
Advertisement