Dy efektivë policie në mesin e viktimave nga aksidenti në Bullgari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dy efektivë policie në mesin e viktimave nga aksidenti në Bullgari

44 qytetarë humbën jetën si pasojë e aksidentit tragjik në Bullgari. Burime brenda policisë kanë bërë të ditur për “Alsat” se në mesin e viktimave janë edhe dy  efektivë policie.

Duke u bazuar në informacionet e siguruara nga familjarët, bëhet fjalë për Enis Ramanoski, zëvendëskomandant i policisë në Dibër dhe Sade Mustafoski polic në pikën kufitare “Bllat” më Republikën e Shqipërisë.

Këtë lajm të trishtë e kanë konfirmuar dhe vetë familjarët duke publikuar fotografi të viktimave në rrjetet sociale.

Informacioni është konfirmuar nga burime policore, por duhet pritur ekspertiza nga autoritetet bullgare për konfirmim zyrtar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy