Dy viktima dhe një i plagosur, çfarë ndodhi në natë më parë në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dy viktima dhe një i plagosur, çfarë ndodhi në natë më parë në Shqipëri

Dy viktima dhe një i plagosur. Ky ishte bilanci i një nate më parë në vendin tonë, pas të shtënave me armë zjarri që u shënuan në Korçë dhe Krujë.

Ngjarja e parë u shënua në qytetin juglindor, ku paraprakusht u raportua për një person të vrarë pranë një hoteli dhe më pas për një person të plagosur rëndë në spital.

Por më pas, u raportua se Emiliano Pine 37-vjeç ishte plagosur me armë zjarri dhe për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë rrugës për në spital. Si autor ishte Ilia Lluka, i cili pasi ka qëlluar mbi 40-vjeçarin ka vrarë edhe veten.

Ilo Lluka ka ardhur në vendin e ngjarjes, aty ku Pine ka qenë në lokal duke pirë kafe, të cilit i ka kërkuar për të dalë jashtë dhe në momentin që ka qenë tek porta e lokalit, e ka qëlluar 4 herë duke e lënë fillimisht të plagosur rëndë e me pas ka qëlluar veten duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Advertisement

Shkak, pronësia

Shkak për vrasjen e dyfishtë  në Korçë dyshohet se kanë qenë problemet me pronësinë.

Ilia Lluka 61-vjeç, jetonte në Greqi, por pas problemeve për trashëgiminë e një banese e kishte kthyer në Korçë. Burime të siguruara për gazetarin e Vizion Plus Tonin Frroku thanë se babai i Ilia Lluka, bashkëjetonte me nënën e Emiliano Pines.

Babai i Llukës kishte vendosur t’i linte në trashëgimi shtëpinë djalit të bashkëjetesues, Emiliano Pines. Kjo duket qe nuk është pranuar nga i biri i cili ka vendosur të “zgjidhë” gjithçka me plumba ndaj Pines dhe vetes së tij.

Advertisement

Sipas fqinjëve, babai i Ilia Llukës jetonte në familjen e Emiliano Pines prej 4 vitesh, për shkak të pamundësisë së tij fizike.

Isha në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Dëgjova krisma, dola jashtë dhe i pashë të dy të shtrirë në rrugë. I njihja të dy personat. Emiljano ishte djalë i shkëlqyer. Nëna e Emiljanos e mbante në shtëpi babain e Ilos prej disa vitesh dhe kujdesej për të, që kur ishte edhe i shoqi gjallë”, tha një prej fqinjve.

Plagosja në Krujë

Ndërkohë që pak minuta pas ngjarjes së rëndë në Korçë, të shtëna me armë u raportuan edhe në Krujë.

Advertisement

Artan Goga, i cili është biznesmen i shitjeve të makinave, ka mbetur i plagosur, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Autori u identifikua nga policia dhe është shpallur në kërkim, ndërsa nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy