minibus hire UK cloud hosting fuel prices struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel
Dyfishohet çmimi i peletit/ Prodhimi vendas shkon për eksport, dëmtohet konsumatori shqiptar - Struga.info


Dyfishohet çmimi i peletit/ Prodhimi vendas shkon për eksport, dëmtohet konsumatori shqiptar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dyfishohet çmimi i peletit/ Prodhimi vendas shkon për eksport, dëmtohet konsumatori shqiptar

Peleti, një mënyrë alternative për t’u ngrohur gjatë dimrit dhe për të kursyer energjinë elektrike, kushton dyfish më shtrenjtë se një vit më parë.

 

Një thes pelet prej 15 kg shitet 1.050 lekë me çmim pakice, nga 550 lekë që ishte dimrin e shkuar.

 

Advertisement

Nga fabrikat e prodhimit të peletit në vend shpjegohet se kjo rritje çmimi ka ardhur për shkak të kërkesës së lartë. Që prej nisjes së luftës në Ukrainë, tregjet ndryshuan dhe vendet evropiane po kërkojnë peletin shqiptar për t’u ngrohur.

 

ERI JONUSLLARI

 

Advertisement

FABRIKA E PRODHIMIT TE PELETIT

 

“Shqipëria nuk ka ndryshim në kërkesën e peletit por sepse tregjet evropiane nga boshllëku i krijuar nga Rusia dhe Ukraina, kanë rritur kërkesën e tyre. Prodhuesit shqiptarë sot kanë interes më të lartë për të eksportuar”.

 

Advertisement

Një tjetër faktor që ka ndikuar në shtrenjtimin e çmimit janë edhe kostot e shtuara për fabrikat e prodhimit dhe përpunimit.

 

ERI JONUSLLARI

 

Advertisement

FABRIKA E PRODHIMIT TE PELETIT

 

“Përveç rritjes së kërkesës, ka edhe kosto që sot i mori industria e peletit, energjia elektrike, nafta, fuqia punëtore.”

 

Advertisement

Pjesa më e madhe e prodhimit vendas të peletit është e destinuar për eksport, kryesisht në tregun italian dhe më pak në atë grek. Një pjesë e prodhimit konsumohet në vend, kryesisht nga institucionet publike si çerdhe dhe kopshte, shkolla dhe spitale.

 

Por Shqipëria nuk importon pelet, cka krijon kushtet për një situatë thuajse monopol të këtij tregu, pasi mungon konkurenca nga jashtë.

 

Advertisement

ÇMIMET E PELETIT ME PAKICË

 

2021-550 LEKË THESI

 

Advertisement

2022-1050 LEKË THESI

 

ÇMIMET E PELETIT ME SHUMICË

 

Advertisement

2021-350 LEKË THESI

 

2022-650 LEKË THESI

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy