Dyshohet se kishin komunikime me jashtë, futen në “41 bis” dy të dënuarit me burgim të përjetshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Anterio Kaloshi dhe Aldo Hoxha të dënuar me burgim të përjetshëm janë futur në regjimin e posaçëm “41 biss”.

Nga të dhënat që ka siguruar Shërbimi i Brendshëm i Burgjeve dhe nga verifikimet përkatëse të strukturave ligjzbatuese, janë ngritur dyshime se këta shtetas kanë patur komunikime dhe mbajnë kontakte me subjekte të krimit jashtë qelisë.

Urdhëri është ekzekutuar të martën nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe me aprovimin e ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Posaçme.

Anterio Kaloshi është dënuar përjetë për masakrën  e Lushnjes në vitin 2017, ku përfshihet edhe Laert Haxhiu, teksa u ekzekutuan me armë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha, si dhe u plagos Marius Xhepexhiu.

Advertisement

Kaloshi gjithashtu ka fshehur dhe strehuar Orges Bilbilin, tjetër i arrestuar si një nga autorët e ngjarjes.

Ndërsa Aldo Hoxha akuzohet për vrasjen e Fatbardha Tafës, gjatë tentativës për të grabitur një varëse floriri nga qafa e të ndjerës e cila rezistoi, por që i riu e masakroi për vdekje me thikë.

Ngjarja ndodhi më 7 gusht 2012 pranë Fushës së Aviacionit në Tiranë, teksa mbeti e plagosur edhe kunata e viktimës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy