E fundit/ Tritol banesës së efektivit të policisë në Shkodër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E fundit/ Tritol banesës së efektivit të policisë në Shkodër

Një punonjësi të Policisë në SHkodër i është hedhur lëndë plasëse, në banesë.

 

 

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në fshatin Bardhaj.

Advertisement

 

 

Burime bëjnë me dije se punonjësi i policisë mbante detyrën si punonjës patrulle dhe ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pikërisht për shkak të detyrës së tij.

 

Advertisement

 

Të njëjtat burime thanë për Vizion Plus se autorët kanë qenë duke lëvizur me një automjet kur tritolin e kanë hedhur brenda në oborr.

 

 

Advertisement

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 30.12.2022, rreth orës 02:00, në fshatin Bardhaj, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, para banesës së shtetasit V. S., me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Si pasojë është dëmtuar automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të këtij shtetasi dhe janë shkaktuar dëmtime të lehta në banesën e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Advertisement

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, nga veprimet e para hetimore, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy