E gjeti në koshin e mbeturinave, 44-vjeçari në Durrës plagoset nga djegoria

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E gjeti në koshin e mbeturinave, 44-vjeçari në Durrës plagoset nga djegoria

Një 44-vjeccar në Durrës është dëmtuar nga një djegore të cilën e ka gjetur në koshin e mbeturinave. Policia raporton se lënda djegore i ka shkaktuar lëndime në dorë. Sipas policisë, 44-vjeçari ka tentuar ta hapë djegoren, e cila raportohet se është e llojit të vjetër nga predhat e artilerisë.

 

44-vjeçari është dëguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore raportohet jashtë rrezikut për jetën.

 

Advertisement

Njoftimi i plotë:

 

Durrës/Informacion paraprak

 

Advertisement

Rreth orës 14:30, në lagjen nr. 17, Durrës, shtetasi R. N., 44 vjeç, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, nga një djegore fundore e vjetër e predhave të artilerisë, të cilën e kishte gjetur në një kosh mbeturinash, djegore e cila i ka plasur në dorë kur ka tentuar ta hapë.

 

44-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Advertisement

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy