E moshuara në Vlorë dhunohet nga vëllai i nuses së djalit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E moshuara në Vlorë dhunohet nga vëllai i nuses së djalit

Një 82-vjeçare ka shkuar në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmë mjekësore.

 

E moshuara, është dhunuar fizikisht dhe në deklaratën e saj para uniformave blu ajo ka thënë se e ka rrahuar vëllai i nuses së djalit.

 

Advertisement

Pas marrjes së dëshmisë nga e moshuara, shtetasi M. Z., 37 vjeç është shoqëruar në komisariat.

 

Vlorë/Informacion paraprak

 

Advertisement

Rreth orës 17:30, në Spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur për të marrë mjekim shtetasja A. R., 82 vjeçe, banuese në Vlorë.

 

Nga veprimet e para dyshohet se kjo shtetase është dhunuar fizikisht nga shtetasi M. Z., 37 vjeç, banues në Vlorë (vëllai i bashkëshortes së djalit të shtetases A. R.)

 

Advertisement

Shtetasi M. Z. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. 

 

Vijo puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy