E pazakontë/ Tifozët zbresin në fushë, ja arsyeja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E pazakontë/ Tifozët zbresin në fushë, ja arsyeja

Në seancën e sotme përgatitore në kuadër të sfidës së javës së 17-të kundër Kukësit, disa përkrahës të Skënderbeut nën siglën e tifogrupit “Ujqërit e Dëborës” kanë zbritur në fushën stërvitore dhe u kanë kërkuar futbollistëve të respektojnë fanelën e ekipit duke patur parasysh situatën e keqe që skuadra e Ahmatajt po kalon në kampionat. Biseda ka zgjatur disa minuta. Grupi i tifozëve korçarë u bëri thirrje futbollistëve të bëjnë kthesë në sfidën e radhës në shtëpi kundër Kukësit, duke kujtuar shumë mirë sukseset e ekipit në dekadën e fundit. Nga ana tjetër tifozët premtuan mbështetjen e tyre të vazhdueshme për ekipin në të gjitha ndeshjet e mbetura për të nxjerrë Skënderbeun nga një vend që nuk i takon.
Mesazhi është kuptuar qartë nga lojtarët. Në emër të ekipit, foli mbrojtësi Vangjel Zguro, i cili u premtoi tifozëve se skuadra do të reagojë në mënyrën e duhur ndaj verilindorëve. Zguro shkoi më tej kur tha se Skënderbeu nuk do e diskutojë qëndrimin në kategori dhe do të bëjnë çmos për ta rikthyer në zonën e qetë të renditjes.
Për herë të parë në 10 vitet e fundit, Skënderbeu ndodhet në vendin e nëntë në kampionat, pozicion që e zbret automatikisht në Kategorinë e Parë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy