E rëndë në Divjakë/ Gjendet i pajetë në dhomë punonjësi në resort

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E rëndë në Divjakë/ Gjendet i pajetë në dhomë punonjësi në resort

Një 28 vjeçar me iniciale E.T është gjendur pa shenja jete në një resort në Divjakë.

 

I riu ka qenë punonjës i resortit dhe është gjendur i vdekur në dhomat e punonjësve.

 

Advertisement

Sipas policisë, dyshimet e para janë që i riu të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale, pasi në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

 

Divjakë / Informacion paraprak

 

Advertisement

Në datë 23.09.2022, në një nga dhomat e punëtorëve të një resorti në Divjakë, është gjetur pa shënja jete shtetasi E. T., 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë(punonjës në këtë resort).

 

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

 

Advertisement

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy