E rëndë në Itali! Shqiptari dhunon ish-bashkëshorten, arrestohet 47-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E rëndë në Itali! Shqiptari dhunon ish-bashkëshorten, arrestohet 47-vjeçari

Një 47-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Pordenones  në Itali, pasi akuzohet për përndjekje dhe tentativë vrasjeje ndaj ish-bashkëshortes.

Mediat italiane bëjnë me dije se 47-vjeçari priti ish-gruan e tij para shtëpisë së saj dhe sapo ajo kishte dalë jashtë, e ka sulmuar me grushte si dhe ka përdorur edhe një çelës makine për ta goditur, duke i shkaktuar kështu dëmtime të rënda fizike në trup.

Hetimet kanë nisur menjëherë dhe kanë çuar në identifikimin e të dyshuarit ne në këtë mënyrë oficerët kanë vijuar arrestimin. Nga ana tjetër, gruas iu dha urdhër mbrojtjeje. /vizionplus.tv

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy