E rëndë në Kosovë: 16-vjeçari humb jetën si pasojë e COVID

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E rëndë në Kosovë: 16-vjeçari humb jetën si pasojë e COVID

Një 16-vjeçar në Kosovë ka ndërruar jetë si pasojë e koronavriusit. Mediat kosovare bëjnë me dije se i mituri nga Vita, ishte shtruar prej 10 ditësh në spital, ndërsa vuante edhe nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Drejtori i Spitalit Gjilanit, Nisret Hajrullahu tha se 16-vjeçari ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore që kur u shtrua fillimisht në spital.

“Pacienti erdhi para 10 ditësh në spital. Ai ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Pra gjendja e tij ka qenë e rëndë që në fillim. Ndërsa COVID-19 e ka përkeqësuar më shumë gjendjen e tij”, ka deklaruar ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy