Kishte shkuar për ski në Bullgari, humb jetën në mënyrë tragjike biznesmeni nga Kosova

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kishte shkuar për ski në Bullgari, humb jetën në mënyrë tragjike biznesmeni nga Kosova

Agron Uka, një gastronom dhe biznesmen i njohur në Kosovë ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pas një aksidenti me ski në Bansko të Bullgarisë. Lajmi është bërë i ditur në rrjetet sociale nga miq dhe të afërm të Ukës, por dhe nga shoqata e Gastronomëve të Kosovës.

 “Pas një aksidenti të rëndë, ndërroi jetë Agron Uka.

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës në emër të anëtarëve të saj, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Uka dhe për të afërmit e saj, me rastin e humbjes së më të dashurit të tyre.

Agroni ka qenë një gastronom i suksesshëm, energjik dhe i devotshëm, duke i dhënë shije të veçantë dhe vlerë Ferizajit.

Advertisement

Prehu në paqe Agron, të qoftë dheu i lehtë e i përjetshëm kujtimi për ty!”- thuhet në njoftimin e Shoqatës.

Lidhur me vdekjen e biznesmenit, ka bërë një deklaratë dhe Komuna e Ferizajt. Përmes një telegram, kryetari i Komunës, Agim Aliu i shpreh ngushëllimet familjes, miqve e të njohurve të të ndjerit.

“E nderuara familje Uka, lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të birit tuaj, bashkëqytetarit tonë, Agron Uka, na pikëlloi të gjithëve pa masë. Më lejoni që në emër të qytetarëve ferizajas, t’ju shpreh ju ngushëllime të sinqerta për humbjen e më të shtrenjtit tuaj, si dhe gjithë miqve, shokëve e të njohurve të të ndjerit”- mbyllet telegrami i ngushëllimit.

Agron Uka ndodhej me pushime Bansko të Bullgarisë, ku ka pësuar një aksident ndërsa bënte ski. Ai nuk ka arritur t’u bëjë ballë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spital.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy