E rëndë në Shkodër/ I moshuari plagos me thikë 38-vjeçarin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E rëndë në Shkodër/ I moshuari plagos me thikë 38-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në lagjien ‘Rus’ të Shkodrës. Një i moshuar ka plagosur me thikë një 38-vjeçar. Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

Policia njofton se plagosja ka ndodhur pas një sherri momental për motive që ende nuk dihen. Blutë e Shkodrës kanë vënë në pranga autorit e plagosjes, M. Ç., 78 vjeç.

 

Advertisement

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanava të ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë:

 

Advertisement

Shkodër

 

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 38-vjeçar, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shoqërohet menjëherë nga Policia, autori i dyshuar.

 

Advertisement

Rreth orës 11:30, në lagjen “Rus”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur me mjet prërës (thikë), shtetasi A. B., 38 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, i cili ndodhet në spitalin e Shkodrës, në kujdesin e mjekëve.

 

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Advertisement

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, shërbimet e Policisë identifikuan dhe shoqëruan menjëherë në ambientet e Policisë, autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin M. Ç., 78 vjeç, banues në lagjen Partizani, Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy