E-ZONË/ “Fiskalizimi i shërben vetëm qeverisë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E-ZONË/ “Fiskalizimi i shërben vetëm qeverisë”

Nga muaji janar ka nisur të zbatohet sistemi i njohur me emrin fiskalizimi, fillimisht për transaksionet mes biznesit dhe enteve publike. Qëllimi i këtij projekti ështtë reduktimi i evazionit, por ish-drejtori i tatimeve, Artur Papajani deklaroi në emisonin E-ZONË se ky projekt i shërben vetëm qeverisë për të rritur presionin ndaj biznesit.

“Evazioni sot nuk  mendoj se është tek fatura tatimore. Tatimet i kanë informacionet se ku çalon aktiviteti. Por me fiskalizimin, të administrosh rreth pesë milionë faturë në ditë, kjo më duket gati e pamundur për të patur rezultat në praktikë, pasi është e pamundur që çdo ditë të ketë numër kaq të lartë faturash, të kesh mundësi t’i monitorosh dhe t’i përpunosh.”

Sipas ekspertit, aplikimi i programit për taksë të sheshë në të gjitha nivelet ka nevojë të shoqërohet me një mal me reforma, në mënyrë që ai të japë efekte. Mbi të gjitha, ligji bazë, ai i procedurave tatimore, ka nevojë të rishikohet dhe të përshtatet me realitetin, por mbi të gjitha për të krijuar një  klimë edhe më miqësore me biznesin.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy