E-ZONË/ Krizë apo revolucion energjetik?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E-ZONË/ Krizë apo revolucion energjetik?

Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës në energji si pasojë e çmimeve të rritura të këtij produkti në tregjet ndërkombëtare. Por, për ish-ministrin e Ekonomisë, Anastas Angjeli kjo që po ndodh është më shumë një revolucion energjetik. I ftuar në emisionin E-ZONË, Angjeli tha se tashmë është koha që qeveria t’i rikthehet bilancit energjetik të vendit, ku në fokus të jetë një qasje e re ndaj këtij sektori.

 

“Çdo të thotë tii rikthehemi analizës për bilancin energjitik, do të thotë që qeveria të rishohë treguesit e këtij sektori, sa prodhojnë, sa nevojë kemi të importojmë, si do të mbrohen shtresat në nevojë nga kjo krizë dhe se si do të zhvillohet më tej ky sektor. Duhet t’i jepet më shumë shtysë burimeve alternative të energjisë, edhe pse kemi kohë që flasim për këtë temë, ende nuk ka investime konkrete. Gjasat janë që kjo do të jetë një situatë që do të zgjasë, ndaj kërkon reflektim.

 

Advertisement

Sipas tij, pjesë e menaxhimit të kësaj krize duhet të jetë edhe Banka e Shqipërisë, e cila ka në fokus të punës së saj, stabilitetin e çmimeve në treg.

 

“Rritja e vigjilencës dhe gatishmërisë së Bankës së Shqipërisë si institucion i ngarkuar për ruajtjen e stabilitetin e çmimeve për të reaguar në kohën e duhur ndaj rritjes së çmimeve dhe të inflacionit të importuar përmes politikës monetare”, tha Angeli.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy