“SPAK të nisë hetimet”/ Grida Duma: Nuk ka krizë energjitike por krizë korrupsioni

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“SPAK të nisë hetimet”/ Grida Duma: Nuk ka krizë energjitike por krizë korrupsioni

Nënkryetarja e PD, Grida Duma në një dalje për media tha se kjo forcë politike ka provuar dhe qartësuar që situate aktuale nuk është ceshtje e krizës energjitike, por se pari e mbi te gjitha krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi.

 

Sot Rama e faktoi këtë. Asnjë fjalë për energjinë. Madje u shiti si lajm të jashtëakonshëm që nuk do të ketë ndërprerje të energjisë. Ndërkohë që ajo që shiti në të vërtetë, është kopertura e planit për të marrë borxh që OSHEE dhe KESH të vazhdojnë të bëjnë tendera e të fitojë para po ai grusht njerëzish që e hapi këtë gropë, që në asnjë rast nuk vjen nga jashtë, por nga shushunjat e korrupsionit që gjallojnë në ekosistemin e kësaj pakice. Dhe nuk janë pak. Janë 200 milionë euro, që do të shkojnë për të arnuar me paratë e konsumatorëve e sipërmarrësve ato kafshatat milionëshe  që shqyen për orekset e tyre këtë verë. 

 

Advertisement

Sa i takon, planit të bërë public nga Rama për të përballuar krizën, Duma u shpreh:

 

Deklamoi një plan për të mbrojtur shtresat në nevojë nga rritja e çmimeve, por në fakt u tha vazhdoni të paguani njësojë sepse nuk kemi para për t’ju rritur paga e pensione. Të tjerët, sipërmarrësit e ndershëm që luftojnë për të mbajtur hapur dyert e dyqaneve apo fabrikave, që mbajnë gjallë motorin e ekonomisë, janë ata që do do të duhet të paguajnë faturën e keqmenaxhimit dhe korrupsionit. Janë ata që do ta paguajnë rritjen e energjisë.Por nuk janë vetëm ata. Qytetarët do ta paguajnë energjinë te rritja e faturës së ushqimeve, shërbimeve, sepse ligjësa e ekonomisë e con zinxhr faturën finale te konsumatori, pra ë familjarët. Askush nuk do të shpëtojë.

 

Advertisement

Partia Demokratike,shtoi Duma,  i bën thirrje SPAK të nis urgjentosht hetimet.

 

 PPP-të miliona euroshe që firmosen si pa të keq, duke ua hedhur në kurriz sa këtij brezi por edhe brezave që do të vijnë, në fakt bëhen bashkë me arbitrazhet që janë dora e gjatë e korrupsionit të këtij pushteti dhe marrin para në xhepat e shqiptarëve. Bashkë me borxhin publik që është bërë kacek nga korrupsionin i kësaj lukunie të babziturish.Janë të gjitha aty dhe ai sërish nuk mund të ofrojë asnjë zgjidhje, sepse ai dhe shpura e tij janë shkaktarët e kësaj fatkeqësie kombëtare, që e quan veten qeveri, e që sot kërkon nga ju edhe qindarkat e fundit, sepse nuk heq dorë nga PPP-të dhe tenderat korruptiv.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy