E-ZONË/ Në 2020, prodhimet shqiptare u eksportuan në 82 tregje ndërkombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E-ZONË/  Në 2020, prodhimet shqiptare u eksportuan në 82 tregje ndërkombëtare

Bujqësia është sektori i cili nuk zhgënjeu edhe në vitin e vështirë 2020, duke kontribuar në ekonomi me 19.3 % të prodhimit të brendshëm kombëtar.

 

Pavarësisht pandemisë dhe masave kufizuese, prodhimet “made in Albania” arritën të eskportohen në 82 tregje të huaja, nga 75 që ishte kjo shifër në 2019.

 

Advertisement

Ministrja Milva Ekonomi, e ftuar në emisionin “E-ZONE”, tha performanca e këtij sektori i atribuohet politikave që ka zbatuar qeveria në këtë sektor. Duke u ndalur tek treguesi i ekpsorteve të produkteve shqiptare, ato shënuan një rritje me 9.7% në 2020, krahasur me 2019.

 

“Nëse i referohemi shifrave, në 2020 u eksportuan 329 mijë ton produkte, nga 304 në 2019, ndërsa sa i përket vlerave, ato arritën në 40 miliardë nga 36 që ishte kjo shifër në 2019, pra 9.7%”, sqaroi Ekonomi.

 

Advertisement

Destinacioni i eksporteve shqiptare janë Kosova, Serbia, Italia, Bosnja, Greqia etj., ndërsa fruta-perimet dominojnë në produktet që eksportohen. Situata duket optimiste edhe gjatë këtij viti, pasi shifrat janë pozitive si në sasi edhe në vlerë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy