Ecuria e procesit të votimit/ Celibashi: Problematika në Shkodër, Dibra pa energji elektrike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ecuria e procesit të votimit/ Celibashi: Problematika në Shkodër, Dibra pa energji elektrike

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka dhënë informacion paraprak në lidhje me procesin zgjedhor deri në këto momente.

 

Në një dalje për mediat, Celibashi bëri me dije se problematika deri tani ka pasur në dy qendra votimi në Shkodër.

 

Advertisement

“Problematika deri tani janë dy qendra votimi në Shkodër në të cilat s’ka filluar votimi për shkak të mungesë së komisonerëve të cilët s’ kanë mungur të shkojnë për shkak të kushteve atmosferike”, tha Celibashi.

 

Ai theksoi se në Shkodër nga 250 qendra votimi ka filluar në 247m në tre qendra s’ po votohet. Ndërkohë në Dibër, Cekibashi thotë se janë 101 qendra votimi dhe tek të gjith ka fillua procesi.

 

Advertisement

Kemi një problem në 18 qenda votimi për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Në Durrës ka një problem në një qendër votimi po kryhet procesi i identifikimit pa paisjen eletronike. Në 337 qendrat po votohet. Në Vorë nga 44 qendra votimi, janë hapur të gjitha dhe po votohet normalisht, nuk ka asnjë lloj problemi. Në Rrogozhinë nga 53 qendra ka filluar tek të gjitha. Në Lushnje janë 157 qendra votimi dhe po votohet në të gjitha qendrat”, tha Celibashi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy