“Edhe me një dhemb të mbetet në gojë, Berisha do jetë i rrezikshëm”/ Gazetari i njohur ironizon Metën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Edhe me një dhemb të mbetet në gojë, Berisha do jetë i rrezikshëm”/ Gazetari i njohur ironizon Metën

Presidenti Meta reagoi këtë të shtunë, në mbrojtje të Berishës pas vendimit të DASH disa ditë më parë për të shpallur non grata, liderin historic të PD bashkë me familjen e tij.

Qëndrimi i Metës në krah të Berishës, është komentuar menjehere nga emra të njohur të medias por edhe të politikes në Shqipërui. Alfred Peza, gazetar i njohur dhe sekretar për mediat në PS, ka ironizuar qëndrimin e Ilir Metës në mbështetje të Berishës duke i kujtuar Presidentit, se cfarë opinionesh kishte dikur për liderin e të djathtës shqiptare.

 

Postimi i plotë i Alfred Pezës:

Advertisement

 

Ja kënaqe shpirtin Doktorit o President, se i kujtove kohët e florinjta kur bënte fletërrufetë e vërteta, ku e dërmonte rëndë imperializmin amerikan.
E mban mend besoj, kur thonin: Edhe me një dhëmb po të mbetet në gojë, ai do jetë sërisht i rrezikshëm! 
Ndaj komunistët nuk dorëzohen, sepse duhen edhe 30 vjet të tjera, për ta bërë Shqipërinë fanar ndriçues buzë Adriatikut!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy