Edhe “Shën Valentini” në krizë/ Largimi i të rinjve dhe varfëria “rrudhin” festën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Edhe “Shën Valentini” në krizë/ Largimi i të rinjve dhe varfëria “rrudhin” festën

Kriza ekonomike ka prekur edhe festën e Shën Valentinit. Ndryshe nga vitet e kaluara, ku 14 shkurti festohej masivisht, këtë herë atmosfera festive është zbehur. Kodrat e liqenit apo dyqanet e luleve, dikur të mbushura me njerëz, sot janë thuajse bosh.

 

 

“Kriza i ka prekur aq shumë sa s’ka ku të shkojë. E shoh nga vjet deri këtë vit janë përgjysmuar. Gjithë rinia ka ikur kështu që kush do blej do blejnë pleqtë. Blejnë lule të ndryshme por ata që s’kanë shumë lekë blejnë karafila.”

Advertisement

 

 

“Përditë nuk ka po sot si Shën Valentin kemi shitur pak më shumë. Përgjithësisht blejnë të moshuarit, pensionistët ndonjë lule të vogël ose të mbjellë, ndërsa të rinjtë ndonjë trëndafil.”

 

Advertisement

 

 

Ata që kanë zgjedhur të festojnë në mënyrën e tyre kanë qenë të moshuarit, të cilët pavarësisht moshës vijojnë dhe kujtojnë Shën Valentinin, duke shkëmbyer dhurata.

 

Advertisement

 

“Është rastësi që kemi dalë. Mbas 46 vitesh na korrespondoi dita e Shën Valentinit. Është një festë që ja urojmë të rinjve, të kenë sa më shumë fat dhe dashuri.”

 

 

Advertisement

“Më parë kjo festë nuk festohej, nuk njihej, pas viteve 90 filloi të festohej po ne na iku rinia kështu që se festonim më. Ne dhurojmë lule dhe ndonjë drekë, dhe urojmë të gjithë shqiptarët të kenë sa më shumë dashuri.”

 

 

Ndërsa të rinjtë janë më të rezervuar në festimin e kësaj dite.

Advertisement

 

 

“Kemi dalë rastësisht, se ne jetojmë në Itali. Sepse Shën valentini një ditë është nuk është se ka ndonjë gjë, të rinjtë dalin, festojnë por jo se ka ndonjë gjë të vecantë.”

 

Advertisement

 

“Është rastësi që kemi dalë pasi dhe bashkëshorti im është pushim dhe dolëm. Unë besoj se Shën Valentin është çdo ditë jo vetëm në ditë feste, ndaj sot kemi dalë të shijojmë kohën e bukur me fëmijët.”

 

Shën Valentini besohet se ka origjinën tek historia e një prifti që kurorëzoi dashurinë e pamundur mes dy të rinjve.

Advertisement

 

 

Që pas viteve 90’, edhe në Shqipëri kjo datë është kthyer në një festë.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy