Largimi i të rinjve/ Meta: Kryeministri i papërgjegjshëm, fajëson autoritetet britanike për shpopullimin e Shqipërisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Largimi i të rinjve/ Meta: Kryeministri i papërgjegjshëm, fajëson autoritetet britanike për shpopullimin e Shqipërisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me debatin për largimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.

 

Meta e ka cilësuar Ramën si të papërgjegjshëm dhe sipas tij po akuzon autoritete britanike për fenomenin e shpopullimit në Shqipëri.

 

Advertisement

Angazhimin e vendosur të Partisë së Lirisë për të ndaluar shpopullimin dhe njëkohësisht për ti dhënë fund kësaj drame të madhe të vendit tonë, të shoqërisë sonë dhe çdo familje. Përshëndes edhe angazhimin edhe lutjet e sotme të udhëheqësve të kishës katolike, për të reflektuar të gjithë dhe për tu bashkuar dhe çrrënjosur të gjitha arsyet që i nxisin të rinjtë të rrezikojnë jetën për të kaluar la mansh me gomone. Është e qartë se i vetmi që nuk dëshiron të kontribuon në këtë drejtim, që është edhe shkaktari, kryeministri i papërgjegjshëm që fajëson autoritete britanike për një fenomen atë të shpopullimit.

 

Mafia në pushtet shkaktarja kryesore e humbjes së perspektivës së këtyre të rinjve. Ndërkohë që qeveria duhet të ulë kokën për këto pasoja tragjike që i ka shkaktuar vendit dhe të forcojë bashkëpunimin me autoritetet franceze. Të bashkëpunojë më autoritetet britanike që t’i trajtojë me dinjitet qytetarët tanë. Çdo provokim që qeveria jonë u bën autoriteteve britanike nuk e ndihmon trajtimin e qytetarëve shqiptarë.Ndërkohë këtu në vend ky kryeministër dhe kjo qeveri vijon të godasë investitorët vendas të favorizojë monopolet.”, tha Meta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy