minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Edi Rama feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush kryeministri - Struga.info


Edi Rama feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush kryeministri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Edi Rama feston sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush kryeministri

Kryeministri Edi Rama feston këtë të diel ditëlindjen. Rama mbush 57 vjeç, ndërsa dita e lindjes së tij përkon edhe me Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

 

“Gëzuar 4 korrikun Amerikë 🇺🇸❤🇦🇱”, me këtë mesazh e nisi kryeministri ditën në rrjetet e tij sociale.

 

Advertisement

Edi Rama e nisi karrierën politike në 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post që e mbajti për 2 vite. Në vitin 2000 ai u zgjodh për herë të parë kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërsa u rizgjodh në vitin 2003 dhe 2007.

 

Ndërkohë, në vitin 2013 Edi Rama u zgjodh kryeministër i Shqipërisë, ndërsa në vitin 2017 u rizgjodh në krye të qeverisë, teksa në zgjedhjet e 25 prillit ai mori edhe mandatin e tretë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy