Ekspertët kritika për mësuesinë: Të rikthehet statusi për arsimtarët dhe të rriten pagat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ekspertët kritika për mësuesinë: Të rikthehet statusi për arsimtarët dhe të rriten pagat

Lista e programeve të studimit, që janë shpallur me prioritet kombëtar, është zgjeruar edhe më shumë këtë vit me degët e mësuesisë. Megjithatë, ministria e Arsimit ka vendosur që nxënësit me mesatare më të ulët se 7.5 mund të përfitojnë bursë në degët prioritare, por nuk mund të bëhen mësues. Ekspertët e arsimit e shohin me skepticizëm këtë vendim, duke u shprehur se nevojiten politika më të sigurta dhe largpamëse sidomos për këtë profesion.

 

NDRIÇIM MEHMETI

PEDAGOG

Advertisement

“Shteti ka në dorë dy instrumente të fuqishme që janë provimi i shtetit dhe licenca. Të lejohen studentët që të hyjnë në fakultet dhe të bëhet analiza dalëse në fund, renditja sipas arritjeve. Mësuesit sot kanë nevojë tu rikthehet statusi, të paguhen mirë dhe ata që punojnë larg, të marrin dieta. Kështu mund të kthehet interesi në këtë profesion që në fakt është mision.”

 

Nga ana tjetër, tërhiqet vëmendja për profilizimin e universiteteve në mënyrë që të rritet cilësia dhe të ndërmerren vendime që i japin vlerë diplomës.

 

Advertisement

ALBANA NDOJA

PEDAGOGE

“Nuk na duhen arnime të këtij problemi madhor që paraqet mësuesia në vendin tonë. Niveli i studentëve është i ulët dhe po kështu do të jetë edhe niveli i mësuesve. Kjo është një kambanë alarmi, sepse ata kanë në dorë të ardhmen e shoqërisë. Prandaj na duhen strategji të mirëmenduara dhe me vizion që të kemi rezultate.”

 

Advertisement

Këtë vit të ri akademik, për herë të parë do të kenë mundësi të studiojnë mësuesi edhe të diplomuarit në degë të përafërta. Ata do të ndjekin një program psikopedagogjik me 30 kredite, do të kryejnë provimin e licencës dhe një praktikë 3 mujore, por kriteret e regjistrimit pranë fakulteteve përkatëse janë ende të paqarta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy