Eksperti i sigurisë rrugore: Sot është një ditë zie, jemi të shqetësuar nga aksidentet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Eksperti i sigurisë rrugore: Sot është një ditë zie, jemi të shqetësuar nga aksidentet

Eksperti i sigurisë rrugore, Mamir Hodo deklaroi se kjo e premte është një ditë zie për vendin, pas bilancit tragjik të aksidentit në aksin Fier-Vlorë.

 

Në një intervistë në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Hodo tha se ka shqetësim në radhët e autoriteteve për aksidentet që po ndodhin.

 

Advertisement

“Jemi shumë të shqetësuar, është një ngjarje shumë tragjike që sot, pavarësisht se nuk është shpallur, për mendimin tim vendi është në zi. Kjo është tragjedi. Aksidente rrugore kemi patur në vijimësi, por kulmimi i tyre ishte ditën e sotme.”

 

Ai dha edhe detaje sesi ka ndodhur aksidenti i sotëm.

 

Advertisement

“U godit nga një goditje ekscentrike, si rezultat i një energjie shumë të lartë, ka devijuar mjetin që ka qenë para, Toyota-n, ka dalë, dhe të katër shtetasit kanë humbur jetën. Dy pasagjerët e Audi-t ndodhen në gjendje të rëndë dhe është plagosur edhe drejtuesi i tij. Shpejtësia e mjetit Toyota ishte normale, 80-90 km në orë.”

 

Thirrja e Mamir Hodos shkon për policinë që të qëndrojë fort përballë shoferëve të rinj, që kanë qejf shpejtësinë.

 

Advertisement

Po ashtu, ai tha se ky problem merr zgjidhje vetëm nëse ndryshon edukata e shoferëve dhe respekti për njëri-tjetrin.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy