Emanuel Macron vizitë në Tiranë; Rama jep lajmin pas takimit me presidentin francez

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Emanuel Macron vizitë në Tiranë; Rama jep lajmin pas takimit me presidentin francez

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, pritet të vizitojë Tiranën. Lajmin e bëri me dije kryeministri Rama pas një takimi me kreun e elizesë në Lituani, ku po mbahet dita e dytë e samitit të Nato-s.

 

Në njoftimin në rrjetet sociale, kreu i qeverisë nuk bën me dije datën e vizitës, por vetëm shkruan se Emanuel Macron po përgatitet për vizitën në Shqipëri.

 

Advertisement

Kjo do të jetë hera e parë që një president Francez zhvillon një vizitë zyrtare në vendin tonë.

 

Në Tiranë Macron ka qenë vetëm një herë, por jo në një vizitë zyrtare por në kuadër të samitit të bashkimit evropian me ballkanin perëndimor në dhjetorin e vitit të kaluar.

 

Advertisement

Kur ende nuk ka një datë, mbetet për tu parë se cila do të jetë agjenda e takimeve e presidentit Macron.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy