Emigrantët kthehen në shtëpi, fluks i shtuar në portin e Vlorës! Numër i madh turistësh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Emigrantët kthehen në shtëpi, fluks i shtuar në portin e Vlorës! Numër i madh turistësh

Rreth 1200 pasagjerë dhe 300 automjete kanë mbërritur sot në orët e para të ditës me dy tragetet e linjës Brindisi-Vlorë.

Ndërkohë që në portin e Vlorës janë marrë masat që të mos ketë vonesa në kontrollin e dokumentacionit.

Për policinë kufitare dhe kontrrollin e dokumentacionit janë vënë në dispozicion 12 sportele, 8 për kontrollin e pasagjerve dhe 4 për ata që janë më automjete.

Dita e sotme tregon dhe nisjen e fluksit të ardhjes së emigantëve, por dhe të pushuesve të huaj në portin e Vlorës.

Advertisement

Po ashtu të shumtë kanë qenë dhe pushuesit nga Italia që vijnë për pushime në Shqipëri.

Ata shprehen se janë të lumtur që vijnë me pushime në vendin tonë, dhe nga viti në vit shikojnë ndryshime.

Ndërkohë që pushuesit nga Italia shprehen se është hera e parë në Shqipëri dhe do shkojnë në Sarandë, pastaj në gjithë Shqipërinë.

Në ditët në vijim pritet që në portin e Vlorës të ketë fluks të shtuar të pushuesve si vendas dhe të huaj qe do kalojnë pushimet në Shqipëri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy