Emigrantët shqiptarë në Britani/ Berisha: Deklaratat e Ramës të papërgjegjshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Emigrantët shqiptarë në Britani/ Berisha: Deklaratat e Ramës të papërgjegjshme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar replikay e kryeministrit Edi Rama dhe sekretares së Brendshme britanike Suella Braverman, për çështjen e azilantëve shqiptarë Mbretërinë e Bashkuar.

 

 

Nga takimi me gazetarët, Berisha tha se deklaratat e kryeministrit Rama ndaj autoriteteve britanike janë të papërgjegjshme teksa ftoi qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar të analizojnë shkaqet e vërteta të problematikës së emigrantëve të paligjshëm.

Advertisement

 

 

“Në Britaninë e Madhe, në media, parlament dhe qeveri, ka shqetësime serioze për fluksin e paparë të refugjatëve që kalojnë Kanalin me shpresën e një jete më të mirë. Gjatë një viti, ky fluks ka mbërritur në 12 mijë, nga 800 që ishte në vitin 2021. Pa dyshim, kjo përbën një situatë serioze shqetësuese dhe polemika është e kuptueshme dhe e pashmangshme. Duke mos u pajtuar me asnjë etiketim ndaj refugjatëve shqiptarë nga mediat dhe politikanët, PD falenderon mbretin Çarles për ndërhyrjen e tij, PD hedh poshtë dhe cilëson si të papërgjegjshme deklaratën e Edi Rramës ku fajëson autoritetet britanike, duke treguar me gisht konservatorët britanikë.

PD fton qeverinë, parlamentin dhe forcat politike të MB, të ndalen dhe të analizojnë shkaqet e vërteta të shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomoneve nga qeveria e Edi Ramës. Kjo do i ndihmojë të kuptojnë më mirë se çfarë po ndodh në Shqipëri.”– tha Berisha.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy