EMRAT/ Kapen rreth 8 kilogramë kanabis në një banesë, arrestohen dy vëllezër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRAT/ Kapen rreth 8 kilogramë kanabis në një banesë, arrestohen dy vëllezër

Policia ka sekuestruar rreth 8 kilogramë kanabis, në fshatin Bulçesh të Tiranës. Blutë njoftojnë se sasia e lëndës narkotike u gjet gjatë kontrollit në një banesë. Si pasojë janë vënë në pranga dy vëllezërit, të cilët dyshohet se iu përkiste lënda narkotike.

 

Dy vëllezërit, Saimir dhe Oltjan Aruçi, akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy