EMRI/ Kush është viktima e sherrit me thika në Tiranë, policia del me njoftimin zyrtar: Të rinjtë po lëviznin me makina

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI/ Kush është viktima e sherrit me thika në Tiranë, policia del me njoftimin zyrtar: Të rinjtë po lëviznin me makina

Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj raporton se Aurelio Dervishi është 18-vjeçari që mbeti viktimë e një sherri me thika mes dy grupe të rinjsh në zonën e Shkozës në Tiranë.

Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se të rinjtë kanë qenë duke lëvizur me makina, kur janë konfliktuar fizikisht me thika me njëri-tjetrin.

Ngjarja e rëndë është shënuar në orën 21:50, tek rrethi i Shkozës.

Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.

Advertisement

Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në konflikt, dyshohet se janë përfshirë dy grupe të rinjsh, me nga 3 persona për secilin grup./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy