EMRI/ Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, arrestohet punonjësi i OSHEE në Vlorë, në kërkim kultivuesi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI/ Përshtatën magazinën për kultivimin e kanabisit, arrestohet punonjësi i OSHEE në Vlorë, në kërkim kultivuesi

Policia ka vënë në pranga një punonjës të OSHEE, në Vlorë, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pas asgjësimit të mbi 1 mijë bimëve narkotike. Bima narkotike u gjet e kultivuar në vazo dhe 907 fidanë narkotikë e ndarë në kubikë.

 

Lënda narkotike ishte kultivuar në një magazinë të përshtatur për rritjen e kësaj bime, me anë të pajisjeve të ndryshme elektrike që furnizoheshim me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

 

Advertisement

Punonjësi i OSHEE-së, Lulzim Sheteli, akuzohet se nuk ka konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike në këtë banesë.

 

Po ashtu, policia ka shpallur në kërkim edhe autorit e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

 

Advertisement

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy