EMRI/ Protesta para bashkisë së Tiranës, arrestohet 53-vjeçari i shpallur në kërkim për dhunë ndaj policëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI/ Protesta para bashkisë së Tiranës, arrestohet 53-vjeçari i shpallur në kërkim për dhunë ndaj policëve

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me aktet e dhunshme gjatë protestës së datës 19.04.2024, përpara Bashkisë Tiranë, policia arrestoi  shtetasi Artan Muçmata, 53 vjeç,i cili ishte shpallur në kërkim me disa të tjerë.

Gjatë protestës, 53-vjeçari ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Gjithashtu Policia e Tiranës arrestoi dje disa protestues për dhunën gjatë protestës para bashkisë.

Ndërkohë, disa të tjerë u proceduan, mes tyre edhe Tedi Blushi dhe Klevis Balliu. Të proceduar janë gjithashtu Enri Vrenozi dhe Dardan Bardhi.

Advertisement

Në kërkim janë shpallur Avni Tobli, Rubin Dashi, Joni Hoxha, Besim Ziri, Besar Gjeçaj, Erjon Prenga, Alfred Pellumbi, teksa janë arrestuar Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, Franci Kaloshi.

“Pas përfundimit të protestës janë kryer veprimet procedurale, është këqyrur vendi i ngjarjes, ku janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale objekte dhe sende të hedhura në drejtim të Bashkisë Tiranë, të cilat janë dërguar për ekspertime të mëtejshme kriminalistike.

Për përdorim të lëndëve piroteknike (molotov) janë arrestuar në flagracë shtetasit K. V., 18 vjeç, dhe B. M.,18 vjeç.

Gjithashtu po punohet për identifikimin dhe kapjen e dy shtetasve, të cilët kanë hedhur dhe kanë përdorur lëndë piroteknike (molotov).

Advertisement

Për ushtrim dhune ndaj punonjësve të Policisë është arrestuar shtetasi F. K., banues në Lushnjë.

Janë proceduar ne gjendje të lirë shtetasit K. B., T. B., E. V., D. B. Po punohet për kapjen e shtetasve A. T., R. D., A. M., J. H., B. Z., B. Gj., E. P., dhe A. P”, njoftoi  policia. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy