EMRI- Zgjidhet anëtari i tetë i Gjykatës Kushtetuese/ Ja kush do të zëvendësojë Gani Dizdarin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI- Zgjidhet anëtari i tetë i Gjykatës Kushtetuese/ Ja kush do të zëvendësojë Gani Dizdarin

Me 13 vota, Ilir Toska është anëtari i tetë i Gjykatës Kushtetuese nga nëntë anëtarë që duhen për të plotësuar kuorumin.

Toska do të zëvendësojë Toska, në këtë detyrë gjyqtarin Gani Dizdari.

Advertisement

Ky vendim i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe i dërgohet për botim Qendrës së Publikimeve Zyrtare

Bazuar në nenin 125, pika 1 të Kushtetutës, nenin 7/ç të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000 “ Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe Rregullores së miratuar nga Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, “Për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”, sot në datë 12 shtator 2022, ora 10.00, Mbledhja e Posaçme e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë zhvilloi procedurën e votimit për zgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në listën e dërguar për këtë qëllim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Advertisement

Në përfundim të procesit të votimit, komisioni renditi të parin z. Ilir Toska me 13 (trembëdhjetë) vota. Në këto kushte, z. Ilir Toska zgjidhet anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Ky vendim i njoftohet menjëherë, Kryetarit të Kuvendit, Presidentit të Republikës, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe i dërgohet për botim Qendrës së Publikimeve Zyrtare”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy