Energjia me dy fasha/ Bojaxhi: Do paguajmë për keqmenaxhimin, do të rriten abuzimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Energjia me dy fasha/ Bojaxhi: Do paguajmë për keqmenaxhimin, do të rriten abuzimet

Qeveria po bën gati propozimin për të rritur çmimin e energjisë, për ata që konsumojnë mbi 700kw/h energji në muaj, më synim që ata që harxhojnë më shumë duhet të paguajnë më shumë. Por për ish-drejtorin e KESH, Gjergj Bojaxhi, shqiptarët nuk do të paguajnë për çmimet e larta që ofron sot tregu, por për keqmenaxhimin që i është bërë sektorit ndër vite.

 

“Shkaku pse po vijmë sot në këtë propozim është keqmenaxhimi që i është bërë sidomos kompanisë së shpërndarjes. Mbi 500 mln euro investime ka bërë kjo kompani vitet e fundit, por ato s’kanë qenë eficente, çka detyron sot qeverinë të marrë një vendim të tillë për të shtuar disa para më shumë në arkën e shtetit. Pyetja që shtrohet është: Pse gjithmonë qytetarët duhet të mbajnë peshën e keqmenaxhuimit?”, u shpreh Bojaxhi.

 

Advertisement

Për ish-drejtorin, çmimi me dy fasha do të rrisë abuzimet dhe se do të preken mijëra familje, më së shumti në dimër.

 

“Unë mendoj se nuk do të preken 5% e abonentëve, por 15 % ose më shumë, sidomos në dimër. Mbi të gjitha, çfarë ndodh për ata abonentë që janë në kufirin e 700 kw dhe nëse faturisti nuk vjen fiks në datë për të parë sahatin? Ata do të paguajnë një muaj më shumë dhe një muaj më pak, por në finale mesatarisht ata do të rëndohen në faturën e tyre mujore. Këtu do të lindin abuzimet”, u shpreh Bojaxhi në emisionin “E-ZONË” në “Vizion Plus”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy