EULEX: Në Kosovë, shërimi i plagëve të luftës është detyrë ditore e jona

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EULEX: Në Kosovë, shërimi i plagëve të luftës është detyrë ditore e jona

“Përcaktimi i fatit të personave të zhdukur është një detyrë komplekse, e vështirë dhe shpesh shumë e ndjeshme. Por ne jemi të përkushtuar si Mision për të mbështetur të drejtën themelore të anëtarëve të familjes për të ditur se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre”, thotë Lars-Gunnar Wigemark në një dëshmi për përvojën e tij si Shef i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).

Ai EULEX-in e quan mision të shumëanshëm dhe me shumë përgjegjësi “magjepsëse dhe unike”.

“Një shembull konkret i vlerës së shtuar të mandatit të Misionit u bë i qartë për mua në mesin e nëntorit 2020 kur mësova se pas vitesh punë të palodhur dhe falë përdorimit të pamjeve ajrore, ekspertët tanë, së bashku me kolegët e tyre nga Instituti i Kosovës për Mjekësia Ligjore, Komiteti Ndërkombëtar për Kryqin e Kuq (KNKK) dhe Komisioni i Qeverisë Serbe për Personat e Zhdukur zbuluan mbetje njerëzore në Kizevak, një vend i madh guroreje në Serbinë jugore.

“Njëzet e një vjet pas luftës në Kosovë, familjet e këtyre personave të zhdukur më në fund do ta dinin të vërtetën për fatin e më të dashurve të tyre. Njëzet e një vjet është një kohë e gjatë, një kohë shumë e gjatë që një prind, partner apo një i afërm të përballet me të panjohurën. Fatkeqësisht, kjo nuk është e pazakontë në Ballkanin Perëndimor”, thotë ai.

Advertisement

Kërkimi i të zhdukurve pas një konflikti të armatosur është një proces i dhimbshëm, i ndërlikuar dhe kërkon kohë, tregon mes tjerash ai.

Sipas tij ekspertët e EULEX kanë kryer rreth 680 operacione në terren për gjetjen e personave të zhdukur, duke rezultuar deri më tani në identifikimin e 332 personave të zhdukur.

“Ekspertët tanë të mjekësisë ligjore janë shumë aktivë këtu në Kosovë”.

“Megjithatë, si BE ne duhet të vazhdojmë të kërkojmë më shumë progres në çështjen e personave të zhdukur. Kjo është një e drejtë themelore e njeriut. Të afërmit kanë të drejtë të dinë se çfarë ka ndodhur dhe autoritetet përkatëse kudo kanë një detyrim ndërkombëtar dhe ligjor të bëjnë gjithçka që munden”, shprehet ai.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy