Eurobondi i pestë/ Qeveria siguron 650 mln euro borxh për një afat 10-vjeçar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Eurobondi i pestë/ Qeveria siguron 650 mln euro borxh për një afat 10-vjeçar

Këtë të enjte në bursën e Londrës u zhvillua ankand për eurobondin e radhës, dhe qeveria arriti të sigurojë shumën e kërkuar prej 650 milionë euro borxh.

 

Norma mesatare ka arritur në 3.75 %. Ky borxh i ri është marrë me një afat maturimi 10-vjeçar.

 

Advertisement

Ndërkohë që burimet thonë se shuma e ofruar për të financuar ka qenë 1.2 miliardë euro, pra afro dyfishi i asaj që u kerkua për financim nga qeveria.

 

Situata konsiderohet pozitive, pasi investitorët kanë shfaqur interes për të financuar.

 

Advertisement

Kjo është hera e pestë që qeveria po emëton një eurobond. I fundit ishte në qershor 2020, kur u mor një shumë prej 650 mln euro me një normë prej 3.6 %.

 

Paratë do të përdoren për të financuar deficitin e krijuar si pasojë e shpenzimeve të larta në kushte pandemie, ndërsa një pjesë tjetër do të lihet në thesar për t’u përdorur vitin që vjen, sipas nevojave të qeverisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy