
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona që falsifikuan biletat për ndeshjen Shqipëri-Çeki, në “Air Albania”.
Ata kanë falsifikuar biletat për ndeshjen dhe i kanë shitur me çmime deri në 400 euro. Pasi qytetarët kanë paraqitur këto bileta, për të hyrë në stadium, janë krijuar probleme teknike sepse biletat ishin të dubluara.
Advertisement
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.