
Të afërm të familjes Gushi kanë ndërtuar një memorial në kujtim të katër anëtarëve të familjes Gushi që humbën jetën në aksidentin fatal në autostradën Fier-Vlorë, në Cerkovinë.
Përmes epitafit kushtuar familjes Gushi, familjarët kanë dhënë mesazhin sensibilizues drejtuar drejtuesve të automjeteve për të respektuar sinjalistikën rrugore duke respektuar normat e shpejtësisë.
Advertisement
Dy bashkëshortët dhe dy vajzat 14 dhe 9 vjece, u ndanë nga jeta pas një përplasje të tmerrshme në këtë aks rrugor.
Aksidenti u shkaktua nga një makinë “Audi” ku udhëtonin tre të rinj, të cilët lëviznin me shpejtësi të madhe dhe goditen mjetin “Toyota” ku udhëtonte familja nga Patosi.
Advertisement