Fatjon Murati objektiv i atentatit; a ishte ai organizatori i sulmit të tmerrshëm që vrau kushëririn e Vis Martinit dhe dy të tjerë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fatjon Murati objektiv i atentatit; a ishte ai organizatori i sulmit të tmerrshëm që vrau kushëririn e Vis Martinit dhe dy të tjerë?

Atentati në lokalin e Fatjon Muratit në Don Bosco ishte i mirëorganizuar nga grupet rivale, pasi provat tregojnë se ata kanë studiuar mirë terrenin para se të zbraznin kallashnikovët në këtë biznes.

Pista kryesore e hetimeve është hakmarrja mes bandave kriminale. Hetuesit kanë dyshime të forta se pas këtij sulmi qëndron grupi i Ervis Martinajt, i cili organizoi sulmin ndaj Fatjon Muratit si hakmarrje për vrasjen e Brilant Martinajt dhe dy shokëve të tij në masakrën e Fushë-Krujës.

 

Të njëjtat burime shprehen se objektiv ka qënë vetë Fatjon Murati, osë vëllai i këtij të fundit, i cili ishte i pranishëm në lokal në momentin e ngjarjes.

Advertisement

 

Të paktën 15 gëzhoja kallashnikovi janë gjetur në biznesin e Muratit, ku mbeti e vdekur 58-vjeçarja, Mimoza Paja, e 6 persona të tjerë u plagosën.

 

Plumbave nuk u shpëtoi as xhaxhai i 32-vjeçarit, Shehat Murati.

Advertisement

 

Banorët shprehen të tronditur nga krimi ndërsa tregojnë se gruaja që humbi jetën kishte pak kohë që kishte filluar punë si banakiere për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

 

Fatjon Murati, është një emër i njohur për policinë si i përfshirë në bandat kriminale rivale të Vis Martinajt. Murati ishte në arrest shtëpie.

Advertisement

 

Madje ditën e ngjarjes, efektivët e policisë gjatë paradites kishin zbarkuan në banesën e tij, por nuk e kanë gjetur dhe menjëherë e kanë shpallur në kërkim.

 

Murati mendohet të jetë arratisur drejt Kosovës e më pas në Turqi. Këto lëvizje ngrenë dyshime se ai mund të kishte informacion për një atentat ndaj tij nga rivalët.

Advertisement

 

Kamerat e sigurisë, në zonën ku ndodhi krimi, kanë filmuar një mjet që largohej me shpejtësi. Dyshohet se është i njëjtë mjet tip BMV, që në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne u gjet i djegur në fshatin Likmetaj në Fushë Krujë. Brenda makinës u gjetën 3 kallashnikovë, që besohet se  janë përdorur nga autorët në krimin e rëndë.

 

Mjeti rezulton i vjedhur në Durrës përpara një viti. Pas krimit, autorët janë larguar në drejtim të Spitalit të Traumës, më pas në autorstradë Tiranës-Durrës dhe në Vorë janë drejtuar nga Fushë-Kruja.

Advertisement

 

Ndërkohë hetuesit kanë verifikuar se lokali i Muratit, që i ishte dhënë me qira kushëririt të tij, ishte një nga pronat e sekuestruar nga drejtësia. 32-vjeçari u arrestua në tetor të vitit të kaluar. Në momenti e kapjes ai ishte i shoqëruar me Endrit Doklen.

 

Murati dyshohet se bashkë me Kristjan Gjinin, posedonin arsenal armësh në Tiranë. 32-vjeçari gjithashtu ishte i dyshuar në masakrën në Fushë-Krujë, ku mbeten të vrarë Brilant Martinaj dhe dy persona të tjerë. Në këtë ngjarje ai dyshohet se kishte rolin e organizatorit dhe ndaj tij vijojnë hetimet.

Advertisement

 

Një tjetër detaj që bie në sy, është fakti se në këtë zonë kishte shumë kamera sigurie, të cilat ishin çmontuar nga policia, në kuadër të operacionit “Fijet”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy