Nipërit dhe daja u sulmuan nga vrasës profesionistë?! Ja kush ishte objektiv i atentatit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nipërit dhe daja u sulmuan nga vrasës profesionistë?! Ja kush ishte objektiv i atentatit

Grupi hetimor  nga të dhënat paraprake dyshon se objektiv i masakrës në lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë ka qenë daja i vëllezërve Erion dhe Blerim Çela.

 

Bëhet fjalë për 41-vjecarin e plagosur në këtë ngjarje,  Edmond Crroj me origjine nga Dibra, I cili është me precedente jashtë vendit në fushën e trafikut të lëndeve narkotike .

 

Advertisement

Autorët dyshohet se i kanë ndjekur prej kohësh lëvizjet e tij dhe kanë pritur rastin që të gjendej bashkë me dy nipërit.

 

Në vendngjarje policia nuk ka gjetur asnjë gëzhojë. Të gjitha kanë mbetur në makinën e autorëve. Kjo gjë ka përforcuar dyshohet e hetuesve se vrasësit janë profesionistë.

 

Advertisement

Edmond Crroj bashkë me nipërit e tij, vëllezerit Erion Cela ( Viktima) dhe Blerim Cela ( I plagosur) ishin në tavolinë me mikun e tyre nga Durrësi Arben Dani.

 

Plumbat e kallashnikovit që erdhën nga jashtë nga një makinë e zezë Benz e-class në ecje e siper, qëlluan për vdekje 35-vjecarin Erion Cela ndërsa mbeten të plagosur, vëllai i tij Blerim Cela, daja I tij Edmond Crroj, miku i vet Arben Dani si dhe 19-vjecari Azbi Selimaj I cili ishte ulur në një tavoline ngjitur me objektivat e atentatit.

 

Advertisement

Atentatoret që erdhën nga zona e spitalit të Traumes, janë larguar sërish në të njëjtën zonë, pa u kapur dot.

 

Të plagosurit fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy